Vendoset tabela Republika e Maqedonisë së Veriut në kufirin me Greqinë

Vendoset tabela Republika e Maqedonisë së Veriut në kufirin me Greqinë

Në vendkalimin kufitar Bogorodica me Greqinë është vendosur tabela e re me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Gazetën zyrtare, pasi që Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pritet ndryshimi edhe i tabelave pranë institucioneve dhe dokumenteve tjera me emrin e ri. /IBNA