Tërhiqet nga Parlamenti edhe LSI, Shqipëria zyrtarisht pa opozitë

Tërhiqet nga Parlamenti edhe LSI, Shqipëria zyrtarisht pa opozitë

Shqipëria është përfundimisht nga sot (e hënë) pa opozitë dhe me një parlament monist, pasi edhe LSI, forca e dytë kryesore e kampit opozitar shpalli djegien e mandateve të deputetëve të saj.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, tha se kjo parti tërheq të 21 deputetët e saj nga Parlamenti.

Kryemadhi kërkoi që Edi Rama të japë dorëheqjen, të krijohet një qeveri kalimtare e cila të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Më herët ishte PD ajo që tërhoqi të 43 deputetët e saj nga Kuvendi.

Po ashtu u tërhoqën nga Parlamenti, duke djegur mandatet edhe PDIU (Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet) me 4 deputetë, dhe Partia Republikane e ajo Agrare Ambientaliste.

Në këtë mënyrë, në Parlament mbeten vetëm deputetët e Partisë Socialiste.

Gjithsesi në Parlamentin me 140 deputetë, PS ka të paktën 74 vota, të mjaftueshme për të mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij të majtë. /ibna/