Reka: Do të garoj për president të një republike shumetnike dhe euroatlantike

Reka: Do të garoj për president të një republike shumetnike  dhe euroatlantike

Profesori universitar Blerim Reka është njëri nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë e Veriut. Ai në intervistën për agjencinë e lajmeve IBNA flet për përcaktimin e tij për ti hyrë garës presidenciale.

Profesori Reka nënvizon se misioni i tij është që ta jetësojë vizionin për një republikë shumetnike dhe euroatlantike.Ai ka vlerësuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta votojnë atë më 21 prill meqë synon rikthimin e besimit në shtet, rikthimin e një republike shumetnike (përbrenda) dhe euroatlantike (në aspektin ndërkombëtar). Kandidatura e tij është mbështetur nga opozita shqiptare, por ai ka thënë se është një kandidat që kërkon votën e të gjithë qytetarëve.

Blerim Reka wshtw profesor i sw drejtws ndwrkombwtare nw Universitetin e Evropws Juglindore nw Tetovw dhe Universitetin e Prishtinws. Dhjetw vite mw parw ka qenw ambasador i Maqedonisw sw Veriut nw Bashkimin Evropian.

Pse  vendosët t’i hynit garës për president të Maqedonisë së Veriut?

Reka:Për të kandiduar për president vendimtare ishin dy arsye: njëra intelektuale, tjetra kombëtare. Pra, vendosa që nga kritikat virtuale t’i hyj sfidimit real politik dhe në vend të soditësit dhe kritikuesit pasiv digjital, të marr përgjegjësi për ta ndryshuar realitetin. Nga ana tjetër më dukej e papranueshme që shqiptarët të redukoheshin në një makinë elektorale që duhet dirigjuar konform diktatit partiak, pa asnjë kandidat shqiptar.Me vetëm dy kandidatë maqedonas – pa asnjë shqiptar – Maqedonia e Veriut rrezikon të rrëshqasë nga një shoqëri multietnike, (çfarë realisht është në përmbajtje) në një shtet monoetnik (në formë). Pra, ku shqiptarët do të shndërroheshin në një makinë votuese për zgjedhjen e kandidatëve maqedonas.

Cila do të jetë platforma juaj në garën presidenciale?

Reka: Do të garoj për president të një republike shumetnike (përbrenda) dhe euroatlantike (në aspektin ndërkombëtar). Rikthimi i republikës është thelbi i programit tim politik presidencial, ngaqë republikën e vërtetë e bëjnë vetëm: sundimi i ligjit, demokracia, gjyqësori i pavarur dhe respektimi i drejtave të njeriut. Kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit është synimi i mandatit tim presidencial. Maqedonia e Veriut, si shoqëri shumetnike, duhet të jetë edhe republikë shumetnike. Më së paku, ajo mund të funksionojë me dozat e lejuara për të drejtat individuale dhe kolektive. Synimete mija do të jetësohen përmes pesë drejtimeve të programit tim presidencial nga: stabilizimi i marrëdhënieve ndëretnike (në politikën e brendshme) deri te politika e jashtme euroatlantike dhe e koekzistencës rajonale fqinjësore; gjitha këto si parakushte për ta kthyer perspektivën jetësore në vend dhe me të ndaljen e procesit të zbrazjes së vendit. Pra, synimet e para do të jenë në funksion të atij të fundit: parandalimit të zbrazjes së shtetit.

Ku dalloni nga dy kandidatët e tjerë, kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska?

Reka: Koncepti i kandidatit të Lidhjes Social Demokrate (SDSM) Stevo Pendarovski është për një shoqëri për të gjithë, e jo për Republikë për gjithë.Unë dalloj dhe angazhohem për shtet për të gjithë. Nuk mjafton të thuhet shoqëri për të gjithë që qytetarët të jenë të barabartë. Maqedonia është e të gjithëve dhe shoqëri multietnike për nga demografia. Por as edhe në vitin 2019, nuk është shtet multietnik për nga forma. Prandaj kjo demografi dhe përmbajtje duhet të vishet në formë shtetërore, që unë do ta shpalos gjatë fushatës.

Ndërsa dallimi me profesoreshën dhe kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska është për dy poenta, që ajo është kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe tani Marrëveshjes së Prespës. Unë jam pro dy marrëveshjeve, sepse edhe marrëveshja e fundit është zgjidhja më e mire e mundshme, që nxjerrë një situatë win – win (me dy fitues, që garanton anëtarësimin e vendit në NATO dhe rrugëtimin evropian.

Cilat janë pritjet e juaja nga këto zgjedhje?

Reka: I hyra garës për fitore dhe pres që më 21 prill të festojmë./IBNA