Reeker: Suksesi i marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve

Reeker: Suksesi i marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve
Ish ambasadori amerikan në Maqedoni dhe ndihmës sekretari I ardhshëm I shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker gjatë kohë[s së vizitës në Shkup ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë[ të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE për shkak se ai është interes strategjik i SHBA-ve.
“Suksesi i marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve të cilët arrijnë të demonstrojnë madhështi”, tha Reeker, i cili po qëndron në Shkup nê kuadër të një konference për Planin Marshal dhe ku zhvilloi takime me ministrin e jashtem Nikola Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderë të partive.
Sipas tij, kryeministrat Zaev dhe Cipras, si dhe ministrat për punë të jashtme duhet që të mburren me arritjen historike.
 Ai gjithashtu theksoi se edhe tjerët liderë të Ballkanit do të mësojnë nga kjo përvojë, se problemet dhe konfliktet historike mundet të kalohen.
Reeker nënvizoi  se normaliteti i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në korrnizë të dialogut nën udhëheqjen e BE-së është mundësi e ardhshme për zgjedhjen e problemit i cili po e cungon gjithë Ballkanin./IBNA