Rasti “Titanik2”, 3 vjet burg për Menduh Thaçin dhe Mijalkov

Rasti “Titanik2”, 3 vjet burg për Menduh Thaçin dhe Mijalkov

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me tre vjet burg ish-kreun e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, ndërsa tre vjet e dy muaj për kreun e Partise Demokratike shqiptare (PDSH),  Menduh Thaçi . Ndërsa ish-anëtarit të Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve (KSHZ), Bedredin Ibraimi, i është shqiptuar masë me katër vjet e gjashtë muaj burg, kurse anëtarëve Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev u janë shqiptuar nga tre vite burg, të gjithë të akuzuar në lëndën “Titanik 2” të PSP-së. Lënda “Titanik 2” e hetuar nga Prokuroria Speciale ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të regjistruara gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në qytetin e Strumicës. Seanca vazhdon me fjalën e palës mbrojtëse të të akuzuarave./IBNA