Qeveria në Shkup demanton lajmet për shkembimin e permendoreve me Greqine

Qeveria në Shkup demanton lajmet për shkembimin e permendoreve me Greqine
Qeveria e Maqedonise se veriut tha sot se nuk ka iniciativë për këmbimin e përmendoreve me Greqinë. Ky qëndrim vjen pas publikimit të spekulimeve në mediat e vendit që thirren në burime greke se ministrja greke e Kulturës ka propozuar që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athine, ndërsa në Shkup të sillet përmendorja “Vrapuesi”.
“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim që të përparohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve, që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik në rajon. Ne jemi të përqëndruar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas Marrëveshjes, në periudhën e ardhshme të gjitha përmendoret të cilat i takojnë historisë helene do të emërohen si të tilla. Për momentin nuk ekziston iniciativë tjetër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Qeverise.
Lajmi prej mbrëmë është një prej temave kryesore në mediat ne Shkup dhe Athine, ndërsa ministrja greke e Kulturës, Mirsini Zorba, kategorikisht demanton se ka ekzistuar bisedë për këmbim të përmendoreve./IBNA