Pritje dhe optimizëm për ekonomi më të mirë me emrin e ri dhe hyrjen në NATO

Pritje dhe optimizëm për ekonomi më të mirë me emrin e ri dhe hyrjen në NATO

Hyrja e vendit në NATO ka rritur optimizmin dhe pritjet se do të ketë trende pozitive dhe stabilitet të klimës së biznesit. Nga Qeveria presin rritje të investimeve të huaja, më shumë vende pune dhe trende pozitive për biznesin vendor. Por opozita ka shfaqur kritika se kjo qeverisje po e varfëron edhe më tepër vendin dhe se nuk ka investitorë të huaj. Megjithatë nga komuniteti i biznesit janë të rezervuar. Mile Boskov nga Konfederata e Biznesmenëve thotë se nuk po ndjehen lëvizje më të mëdha në sferën e biznesit, dhe se deri tani ka vetëm ide për përmirësimin e klimës së biznesit.

“Besoj se kompanitë tona që kanë bashkëpunuar me jashtë tanimë vetëm  se po i zgjerojnë aspektet e bashkëpunimit dhe janë duke biseduar me partnerët e tyre se [ka duhet bërë më shumë pas hyrjes së vendit në NATO. Sigurisht se përfitimet do të jenë më të mëdha edhe për kompanitë, por edhe për vendin”, theksoi Boskov.

Sipas Ismet Ramadanit, kryetar i Këshillit Veriatlantik në Shkup dhe këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev, efektet pozitive në NATO do të shihen një vit pas anëtarësimit.

“Këtu duhet të shohim shembullin e Malit të Zi, që një vit pas hyrjes në NATO u shënua rritje e madhe ekonomike, ndërsa në Shqipëri janë dyfishuar investimet e huaja.”, thekson Ramadani.

Por qytetarët janë skeptikë dhe të rezervuar se do të ketë efekte pozitive në planin e biznesit. “Nuk besoj se do të ketë zhvillim të shpejt, sepse është evidente se me 250 euro, të rinjtë nuk e kanë ndërmend të rrijnë në vendin e tyre. Edhe Shqipëria e Bullgaria është në NATO, por ska ndryshuar gjë për xhepin e qytetarëve”, thotë Dimitar. S, i punësuar në një biznes privat.

Kryeministri Zoran Zaev është zotuar se pas hyrjes në NATO me emrin e ri Maqedonia e Veriut, do të ketë përparim në planin ekonomik dhe se tashmë Qeveria e tij do të jetë e fokusuar në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. /IBNA