Presidenti i PPE, Daul: Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri

Presidenti i PPE, Daul: Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri

Vendi po kalon një situatë aspak të qetë politike, duke filluar nga deklaratat e ashpra në distancë, e deri te debatet dhe fyerjet në seancat parlamentare çdo të enjte.

E një situatë e tillë duket se po shqetëson edhe ndërkombëtarët mbi atë se çfarë po ndodh.

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, ka reaguar për këtë situatë duke u shprehur i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë. Çdo zgjedhje e ardhshme duhet të jetë e lirë dhe e drejtë, blerja e votave është e papranueshme.

Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në Parlament. Më shumë përpjekje të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, ishte qëndrimi që bëri publik dje z.Daul.