Ndalohen persona për aksidentin e autobusit në Laskarce të Shkupit, ku humbën jetën 15 veta

Ndalohen persona për aksidentin e autobusit në Laskarce të Shkupit, ku humbën jetën 15 veta

Prokuroruia Publike sot ka nisur procedurë hetimore ndaj 6 personave lidhur me aksidentin fatal që ndodhi muajin e kaluar në Laskarce të Shkupit, ku nga aksidentimi i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 15 udhëtarë dhe 38 u plagosën. Mes të dyshuarve janë ndaluar  pronari dhe shoferi i autobusit. Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusn me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h.

“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht”, theksoi Rajçev.  Sipas tij, autobusi nuk ka guxuar të lëviz me atë shpejtësi dhe se shpejtësia maksimale duhej të ishte deri në 80km/h. Për të gjithë të ndaluarit sot, Prokuroria kërkon masë paraburgimi. /IBNA