Kandidatët për president me mesazhet e para, çështjet etnike dhe politika e jashtme

Kandidatët për president me mesazhet e para, çështjet etnike dhe politika e jashtme

Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë konfirmuar kandidatët për president për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Stevo Pendarovski është kandidati i partive në pushtet i propozuar nga socialdemokratët, Gordana Siljanovska – Davkova është kandidatja e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe kandidati i pavarur Blerim Reka i mbështetur nga opozita shqiptare.

Ata kanë shprehur porositë e tyre të para duke u fokusuar në [ështjet ndëretnike dhe politikën e jashtme.

Kandidati për president Pendarovski thotë se është përgjegjësi e madhe detyra e presidentit dhe se ajo do të përfaqësojë të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

“Me rëndësi për mua është që të tregojmë se në një shtet multietnik në Ballkan, është e mundur të njerëz të përkatësive të ndryshme etnike të jenë të bashkuar për të njëjtin qëllim: Anëtarësim në strukturat euroatlantike, ligje të cilat avancojnë të drejtat e qytetarëve dhe përfaqësues politik të cilët I tejkalojnë vijat ndarëse disa shekullore mes etniteteve”, theksoi Pendarovski.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska si kartë të fushatës ka [ështjen e emrit. Ajo edhe njëherë shprehu qëndrimin e saj se për të është e papranueshme Marrëveshja e Prespës, e quajti të patolerueshëm ndryshimin e emrit të shtetit.

“Ne nuk mund ti themi askujt se si do të quhet sepse e drejta e vetë përcaktimit është normë obligative ndërkombëtare që duhet të respektohet nga të gjithë, do të thotë edhe për Republikën e Maqedonisë”, nënvizoi Gordana Siljanovska në forumin e grave të VMRO-DPMNE.

Edhe kandidati Blerim Reka ka sqaruar arsyet dhe qëllimet e kandidimit të tij.

“Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes”, thotë profesori Reka. Të tre kandidatët vijnë nga universitetet pasi që janë ligjërues universitar kryesisht të shkencave politike dhe [ështjeve juridike. /IBNA