Intevista për IBNA me kandidatin presidencial të partive të koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski

Intevista për IBNA me kandidatin presidencial të partive të koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski

Profesori universitar dhe koordinatori qeveritar për në NATO, Stevo Pendarovski është kandidati i partive në pushtet për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Ai në intervistën për IBNA flet për rikandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale si dhe opsionin e tij.

“Qëndrimi im është se pa kohezion të brendshëm në shoqëri dhe pa bashkëpunim të shkëlqyer rajonal, Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë shtet demokratik dhe prosperues”, thekson Pendarovski.

Intervistoi: Naser Pajaziti

IBNA: Profesor, ju për së dyti herë i keni hyrë garës për president, pasi që në vitin 2014 humbet betejën përballë presidentit aktual Gjorgje Ivanov. Cili ishte motivi për rikandidim apo për dhënien e shansit?

Pendarovski: Motivi është sikur para 5 viteve. Unë ofroj konceptin për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut që ka për bazë dy parakushte për progres: realiteti multietnik dhe nevoja për të qenë pjesë e integrimeve euroatlantike. Motiv plotësues është që të përmirësojmë padrejtësinë e vitit 2014, pasi që me manipulimin dhe inxhinieringun zgjedhor nga regjimi i Nikola Gruevskit, qytetarëve nuk iu mundësua që lirshëm të zgjedhin kandidatin e tyre për president.

IBNA: Ku dalloni nga dy kundërkandidatët që janë në garën presidenciale, Blerim Rekën dhe Gordana Siljanovskën – Davkova?

Pendarovski: Me profesorin Blerim Reka kemi bashkëpunuar para dhjetë viteve kur ai ishte ambasador i yni në BE dhe e dij se në raport me orientimet tona strategjike nuk ka dallime mes nesh.

Ndërsa kandidatja e partisë kryesore opozitare VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska ka koncept krejtësisht ndryshe dh bindje politike që janë tejkaluar me Marrëveshjen e Ohrit të  vitit 2001. Pozicioni i tillë është recetë për izolim dhe për humbjen e të gjith shanseve për përfshirjen më të gjërë të vendit në procesin e integrimeve euroatlantike, që është parakush për stabilitet dhe prosperitet.

IBNA: Cilat janë sfidat e tua dhe oferta se përse duhet të votohet apo përkrahet kandidatura juaj?

Pendarovska:  Unë mendoj se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë kanë mbyllur cështjet e hapura me fqinjët, por edhe zhbllokojnë barrikadat që u ishin vënë vendin në rrugët drejt Evropës. Në planin e brendshëm mbështes Ligjin për gjuhët si detyrim i fundit normative ligjor nga Marrëveshja e Ohrit, me të cilin përmbyllet procesi i inkluzivitetit të shqiptarëve në shtet. Qëndrimi është se pa kohezion të brendshëm në shoqëri dhe pa bashkëpunim të shkëlqyer rajonal, Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë shtet demokratik dhe prosperues.

IBNA: Prioritetet e juaja në planin e jashtëm, sidomos me vendet fqinjet dhe në rrugën drejt NATO dhe BE, nëse ju do fitoni këto zgjedhje?

Pendarovski: Të përsëris edhe njëherë, anëtarësimi në NATO dhe BE janë prioritetet më të mëdha në planin e jashtëm dhe jo rastësisht për këtë ka një koncensus të plotë politik që nga viti 1993 e deri më tani. Për të qenë pjesë e Evropës nuk mund të anashkaloni fqinjët, asndaj politika e marrëdhënieve të mira dhe të balancuara fqinjësore është celës për një Maqedoni Veriore stabile dhe të integruar. /IBNA