Intensifikohen takimet politike mes Shkupit dhe Athinës, Zaev konfirmon vizitën e Tsipras

Intensifikohen takimet politike mes Shkupit dhe Athinës, Zaev konfirmon vizitën e Tsipras

Mediat në Shkup kanë shkruar se në fillim të prillit të këtij viti mund të zhvillohet vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup. Ky informacion është thirrur në burime të Qeverisë greke. Por menjëherë pas kësaj edhe Zaev do të shkojë në Athinë. Kryeministri i Maqedonisë Veriore vetë ka konfirmuar vizitat, por duke mos dhënë ndonjë datë.

“Është konfirmuar se tek dyja palët ekziston dëshira që fillimisht të ndodhë vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras këtu në Shkup, dhe më pas unë të kem vizitën e kthimit. Nuk kemi data të fiksuara, por sapo të merremi vesh do të japim të dhëna”, theksoi Zaev. Tsipras si[ mësohet do të jetë i shoqëruar nga delegacione biznesesh nga fusha e turizmit, energjetikë, ndërtimtarisë.

Para kësaj vizite sot në Shkup vjen zëvenësministrja e jashtme Sia Anagnostopolu, e cila do të takohet me kryeministrin Zaev, ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin për eurointegrime Bujar Osmani.

Analisti për cështje ekonomike dhe këshilltari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi thotë se Greqia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe se që me filimin e procesit të zgjidhjes së kontestit gjatë vitit të kaluar, shkëmbimi tregtar ka shënuar rritje për 20 për qind për periudhën 2017 – 2018. “Presim rritje edhe më të madhe në planin e importit dhe eksportit mes dy vendeve”, theksoi Bytyqi.

Shkëmbimi tregtar midis dy vendeve arrin në 600 milionë euro në vit. Greqia dominon në eksportin e mallrave të saj në Maqedoninë e Veriut, që arrijnë shifrat prej 450 milionë eurove.

Në Marrëveshjen e Prespës është paraparë intensifikimi i bashkëpunimit edhe në fushat e tjera. /IBNA