Haradinaj takohet me Kosnett, diskutohet për luftën kundër krimit dhe terrorizmit

Haradinaj takohet me Kosnett, diskutohet për luftën kundër krimit dhe terrorizmit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, janë diskutuar tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

“Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur”, deklaroi Haradinaj. /Ibna/