Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Taksa ndaj produkteve serbe nuk hiqet

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Taksa ndaj produkteve serbe nuk hiqet

Përfaqësuesja e Politikës të Jashtme të BE, Federica Mogherini mbrëm sërish ka kërkuar nga pala kosovare ta pezulloj vendimin për taksat ndaj produkteve serbe.

Ai tha theksuar se në këtë mënyrë do të mundësohet vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përgjigjur duke theksuar se dialogu duhet të filloj pa e lidhur atë me taksën.

“Dialogu ishte larguar shumë kohë përpara se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territorit dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të rifilojë pa e lidhur atë me taksën”, është shprehur Haradinaj.

Ditëve të fundit janë shtuar kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për pezullimin e tarifave ndaj produkteve serbe si dhe vazhdimin e dilogut drejtë një marrëveshje finale mes dy vendeve. /Ibna/