Hajdari: Nuk e djeg mandatin! Le të më përjashtojnë nga PD

Hajdari: Nuk e djeg mandatin!  Le të më përjashtojnë nga PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari nuk do ta djegë mandatin e deputetes. Një gjë të tillë, e cila përflitej në qarqet e politikës, ajo e ka pranuar dje publikisht gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”. “Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin.

Prandaj mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë”, deklaroi ajo. Më tej, Hajdari shtoi se ka zgjedhur Shqipërinë mbi partinë, pasi nuk mund të dalë kundër SHBA-ve dhe BE-së e se vendi rrezikon që të shkojë në destabilitet. Ndërsa ky vendim sipas saj pengon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Duke përfunduar me një mesazh ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike. “Dua t’i kujtoj PD-së që nuk është hera e parë që përjashton anëtarë, ka ndodhur me tim atë, e dy herë ata janë penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh”, nënvizoi ajo.